Tre të dyshuarit janë Albian Nika, Erstina Nika dhe Bedri Nika. Ndaj këtij të fundit Gjykata në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit, si i dyshuar për dy vepra penale.
Njoftimi i plotë nga Gjykata.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.N. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Pastrimi i parasë në bashkëkryerje nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-se, si dhe me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parasë dhe luftimin e financimit të terrorizmit dhe veprën penale në bashkëkryerje Blerja, pranimi dhe shitja e sendeve të përfituara me vepër penale nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.N. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.