A do ta emërojnë SHBA-të një emisar special për dialogun?

A do ta emërojnë SHBA-të një emisar special për dialogun?

A do të ketë emisar special nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi është një pyetje që duhet të adresohet te Qeveria e Kosovës, apo të Bashkimi Evropian.

Kështu kanë thënë për Albanian Post në një përgjigje me shkrim nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

“Duhet të pyesni Qeverinë e Kosovës dhe Bashkimin Evropian pasi që ky është proces i udhëhequr nga BE-ja”, thuhet në përgjigjen e shkurtër

Ndërkaq zyra për media e BE-së kanë thënë për AP se “dialogu Beograd – Prishtinë është një proces i lehtësuar nga BE i cili është i lidhur me rrugën në BE të Kosovës dhe Serbisë”.

“BE është mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB për të lehtësuar Dialogun për t’i sjellë Kosovës dhe Serbisë më pranë Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen Zoi Muletier nga zyra për media e BE-së.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë SHBA, e respektojnë atë. BE bashkëpunon ngushtë me partnerët. BE dhe shtetet e saj anëtare po presin me padurim takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut në qershor”.

Multetier tha po ashtu se “BE dhe ShBA janë të përkushtuara për të punuar ngushtë së bashku në Ballkanin Perëndimor”.

“I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Sekretari i Shtetit Blinken lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në mars, duke konfirmuar se “BE dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një interes të fortë në një rajon të qëndrueshëm dhe të prosperuar të Ballkanit Perëndimor”.

“Ata riafirmuan angazhimin e tyre për të punuar së bashku për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të shtyrë përpara reformat kryesore për integrimin në BE në të gjithë rajonin”.

Sipas Multetier, “bashkëpunimi në terren është jetik për progresin, përfshirë dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’

Dy ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkuan përfshirjen e ShBA-së në bisedimet finale mes Kosovës dhe Serbisë, pas u takuan me kryeministrinë e Kosovës Albin Kurtin.

Ndryshe, Richard Grenell, ishte emëruar emisar special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në vitin 2019.

Pas angazhimit të Grenell në këto bisedime, vitin e kaluar Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Uashington për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Javën tjetër pritet të vijë në Kosovë për vizitë zyrtare Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matheë Palmer, së bashku me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. /Gazeta Enigma/

Related Articles