Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi triumfoi edhe në ndeshjen e dytë kundër Chelseat në çerekfinale.
“Mbretërit” fituan 0:2 ndaj “Bluve” të Londrës në stadiumin Stamford Bridge, shkruan lajmi.net.
Braziliani Rodrygo ishte autor i dy golave. Të parin ai e shënoi në minutën e 58-të nga një super depërtim në krahun e djathtë.
Rodrygo përfitoi një top nga Militao, teksa me një veprim e kaloi mbrojtësin Koulibaly dhe hyri në zonë. Ai pasoi fillimisht te Vinicius i cili ia ktheu shpejt topin për ta dërguar atë në rrjetë.
Kur po rrjedhte minuta e 80-të, Rodrygo shënoi lehtësisht me asistimin e Valverdes.
Chelsea ka pasur disa mundësi të arta shënimi në dyja pjesët, por merita të mëdha kishte portieri mysafir, Courtois.
Real Madridi në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e takimin Bayern Munich – Manchester City (0:3).