Khvicha Kvaratskhelia është lojtari kryesor i Napolit këtë sezon, por ndoshta edhe fajtori kryesor për eliminimin e skuadrës italiane nga Champions League.
Sulmuesi gjeorgjian humbi penalltinë kur rezultati ishte 0-1 dhe u pa me lot në sy në fund të ndeshjes.
Tani ka ardhur reagimi i Kvaras në rrjetet sociale, ku i ka kërkuar falje të gjithë tifozëve të Napolit për eliminimin nga kompeticioni më i madhe evropian për klube.
Shkrimi i Kvaras ka qenë emocionues, duke u drejtuar nga tifozët se i do të gjithë dhe duke i premtuar se do të kthehen më të fortë.
“E kam të vështirë t’iu shoh me sytë e lotuar. Nga kjo kuptoj se nuk ia dola dot t’ju bëj të lumtur. Do të mësoj nga kjo eksperiencë që kalova.
Më vjen thellësisht keq për atë që ndodhi dhe ju jam absolutisht mirënjohës për mbështetjen që e ndjej çdo sekondë.
Ju dua të gjithëve dhe ju premtoj se do të kthehemi më të fortë! Na presin shumë ndeshje përpara, ëndrra vazhdon”, ka shkruar Khvicha Kvaratskhelia në profilin e tij në Instagram.