Votimet janë të jashtëzakonshme, por jo edhe situata e sigurisë.
Pavarësisht që të dielën zhvillohen zgjedhjet për kryetar të 4 komunave në veri, e të cilat i bojkotoi Lista Serbe, profesor i lëndëve të sigurisë Besnik Fetahu po vlerëson se ekzistojnë kushtet që zgjedhjet të mbahen, pavarësisht se mund të ketë kërcënime.
Brishtësia e sigurisë u shtua pas dorëheqjes së policëve në veri, por kjo për Rrahman Sylejmanim si ish-udhëheqës i policisë në veri, nuk do lë zbrazëtira më 23 prill, meqë zakonisht PK-ja bën plane operative shumë kohë më herët.
Më të lehtësuar për sigurinë atje janë opozita. Për AAK-në veç tjerash rrezikun e minon prezenca e faktorit ndërkombëtar dhe misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Gjendja në veri u acarua së fundmi, pasi grupet kriminale dogjën disa vetura në shenjë pakënaqësie.