Konjufca për ultimatumin e Escobarit për Asociacionin: Kosova s’duhet të bëjë asgjë para njohjes de facto

Konjufca për ultimatumin e Escobarit për Asociacionin: Kosova s’duhet të bëjë asgjë para njohjes de facto

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur rreth ultimatumit të emisarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili theksoi se Kosova duhet të ketë një propozim deri më 2 maj kur në Bruksel takohen udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin, raporton Gazeta Enigma.

Konjufca tha se Kosova s’duhet të ndërmarrë ndonjë veprim pa ndodhur njohja de facto nga Serbia.

“Unë mendoj që në dy binarë është e ndërtuar marrëveshja. Binari i parë është njohja de facto nga ana e Serbisë, ndërsa binari i dytë është Asociacioni, të cilin Kosova – qeveritë e mëparshme dhe një mazhorancë e mëparshme – në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet të tregojë që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë pa u realizuar binari i parë, që është njoha de facto”, tha ai.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dje ka thënë se ai pret që të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Related Articles