Çitaku për deklaratat e Kurtit: Po do të ndjellë frikë deri në nënshtrim

Çitaku për deklaratat e Kurtit: Po do të ndjellë frikë deri në nënshtrim
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur “të frikshme” dhe “të paprecedenta” sulmet e kryeministrit Kurti ndaj prokurorit Blerim Isufaj.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo mendësi e Kurtit do që të mbjellë frikë deri në nënshtrim.

“Sepse, të nënshtruara i duan institucionet e pavarura, mediat, sindikatat, opozitën”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Çitakut:

E paprecedent,e frikshme dhe e rrezikshme kur Kryeministri i vendit, nga foltorja e Kuvendit, sulmon institucionet e pavarura.

Kjo lloj mendësie synon të mbjellë frikë deri në nënshtrim. Sepse, të nënshtruara i duan institucionet e pavarura, mediat, sindikatat, opozitën.

Jo Kryeministër. Kjo mendësi nuk kalon.

Related Articles