Sporting Lisbona dhe Juventusi kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Zonja e Vjetët kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0.
Ndeshja nisi shumë mirë për Juventusin që arriti të shënojë që në minutën e 9-të me Adrien Rabiot që përfitoi nga një tollovi në zonë (1-0).
Pas dhjetë minutash Sporting fitoi penallti, ndërsa nga pika bardhë ishte i sakrë Marcus Edëards për 1-1.
Pjesa e parë nuk solli më gola edhe pse rastet nuk munguan.
Në pjesën e dytë më shumë tentonin vendasit, por rastin e parë të mirë e kishin italianët, me Dusan Vlahovic që dështoi nga afër.
Ricardo Esgaio dhe Coates kishin shumë raste të mira për Sporting, por nuk ia arritën të shënonin.