Një rast i dhunës në familje është raportuar në natën e Bajramit në Podujevë.
Policia përmes raportit 24 orësh bën me dije se ka arrestuar një person në këtë komunë, i cili pas një mosmarrëveshje ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin.
‘I njëjti më pas është liruar.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, bën me dije policia në raport.