Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në emër të partisë së tij nga selia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ai tha se festat si kjo për besimtarët myslimanë janë ditë bashkimi dhe momente për të reflektuar.
“Bashkërisht me kolegë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot patëm nderin që të urojmë Myftiun e Kosovës për festën e Fitër Bajramit përmes myftiut dhe Bashkësisë Islame të Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ky muaj është muaj që simbolizon solidaritetin dhe përkushtimin për të gjithë ata njerëz që kanë agjëruar gjatë këtij muaji por edhe njëkohësisht edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar qytetarët e Kosovës, popullin shqiptar, në këtë muaj të solidaritetit. Për ne është shumë me rëndësi që këto festa janë festa që na bashkojnë, por njëkohësisht na vendosin në momente për të reflektuar”, deklaroi Tahiri.
Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert për të pritur mysafirë që duan të urojnë me rastin e kësaj feste. /Kp/