Skuadra e Ballkanit dje shënoi një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 me rezultatin e thellë 7 me 2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës.
Që nga ardhja e Ilir Dajës, futbollistët e klubit nga Suhaerka po ‘instalojnë’ skema interesante, si gjatë lojës ashtu edhe në ekzekutimin e gjuajtjeve të lira.
Golin e dytë në ndeshjen ndaj ekipit mitrovicas, Lumbardh Dellova e realizoi nga gjuajtja e lirë, nga një distanca kogja e largët. Dhe ishte një skemë e përgatitur në mënyrën më të mirë për ta hutuar portierin kundërshtar.
Ballkani me fitoren e djeshme vazhdon kryesimin në tabelë me 61 pikë, vetëm një më shumë se vendi i dytë, Drita (60).