Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pas akuzave të presidentes së Kosovës, e cila tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Ohrit dy herë në 24 orët e fundit.
Me ironi, Petkoviq ka thënë se presidentja Osmani mund ta ketë fjalën për mos-implementimin e Asociacionit.
“Kur Vjosa Osmani përmend shkeljet e marrëveshjes së Brukselit, ajo me siguri i referohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Obligimet e Prishtinës në këtë marrëveshje, gjenden në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes edhe sot, 10 vite pas, por rezultatet janë zero”, ka shkruar Petkoviq.
Ai ka thënë se guximi i Vjosa Osmani për të folur për shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, është absurd.