Presidentja Osmani: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit dy herë brenda një dite

Presidentja Osmani: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit dy herë brenda një dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë që Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit dy herë brenda një dite.

“Në më pak se 24 orë, Serbia i ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/ Ohrit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“1. Ndërhyrje e huaj në zgjedhjet në Kosovë (shkelje e nenit të dytë). 2. Lobim dhe votim kundër aplikimit të Kosovës për në Këshillin e Evropës (shkelje e nenit të katërt)”.

“Marrëveshja e re, por Serbia ende ajo e vjetra”.

Related Articles