Njeriu i afërt i Putinit flet për Serbinë: Kur ta zgjidhim me Ukrainën, do të vijmë të ndihmojmë Serbinë

Njeriu i afërt i Putinit flet për Serbinë: Kur ta zgjidhim me Ukrainën, do të vijmë të ndihmojmë Serbinë

“Do ta ndihmojmë Serbinë ta kalojë bllokadën” – kështu është deklaruar njeriu i afërt i Putinit, Anatoly Wasserman duke folur kundër SHBA-së për të cilat thotë se janë sponsor kryesor i terrorizmit në botë.

Përfaqësuesi në Dumën Ruse, Anatoly Wasserman, një anëtar i partisë “Rusia e drejtë” që bashkëpunon me “Rusinë e Bashkuar” të Putinit, foli në
Në një pjesë të fjalimit ai ka përmendur Serbinë.

“Është e rëndësishme të theksohet se Serbia nuk ka rrugëdalje. Ajo kufizohet ekskluzivisht me vendet anëtare të NATO-s. Në kushte të tilla NATO vazhdimisht kërcënon Serbinë duke forcuar bllokadën. Por kur të përfundojmë likuidimin e organizatës terroriste të Ukrainës dhe kështu të tregojmë se ne nuk do të tolerojmë terrorizmin në fusha të tjera… Dhe vetëm kur sponsori kryesor i terrorizmit në botë – SHBA – të kuptojë se nuk ia vlen të mbështetet terrorizmi në botë, vetëm atëherë do të jemi të gatshëm ta ndihmojmë Serbinë ta kalojë atë bllokadë”, tha Wasserman.

Anton Gerashchenko, bashkëpunëtor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, postoi një regjistrim të deklaratës së politikanit rus në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Serbia është vendi i vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, që nuk i ka vendosë Rusisë sanksione.

Related Articles