Vetura e një qytetari në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri, pasi dikush ia vuri flakën qëllimisht, për motive akoma të panjohura. Automjeti nuk u bë shkrumb e hi falë ndërhyrjes së një qytetari, ndërsa Policia ka zbuluar të dyshuarin.
Siç mëson Sinjali, një person, i moshës së mitur, po dyshohet se ia ka vënë flakën me benzinë veturës së një 45-vjeçari. Rasti dyshohet se ka ndodhur pas mesnate dhe zjarri u shua nga një kalimtar rasti, i cili ia ka hedhur një shishe me pije Coca Cola.
Sipas informacioneve të para, njësitë përkatëse kanë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendn e ngjarjes dhe më pas është identifikuar i dyshuari.
Personi i dyshuar ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin i rastit ndaj tij.
I njëjti do të hetohet për “Zjarrvënie”, vepër kjo e ndëshkueshme dhe kushdo që e kryen dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.