Familja Vehapi në Graçanicë pre e hajnave, vjedhin 14 mijë euro ‘cash’ dhe 6 mijë euro stoli ari

Familja Vehapi në Graçanicë pre e hajnave, vjedhin 14 mijë euro ‘cash’ dhe 6 mijë euro stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në shtëpinë e familjes Vehabi në Graçanicë, ku hajnat kanë vjedhur mijëra euro para të gatshme dhe stoli ari.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat kanë vjedhur rreth mbi 20 mijë euro, pjesa më e madhe para të gatshme, si dhe stoli të arit.

Mungesën e parave e ka vërejtur pronari i shtëpisë i cili menjëherë e ka denoncuar rastin në Polici. Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Related Articles