Kosova ka pësuar humbje nga Mali i Zi me rezultat 26:24 (11:6), në takimin e xhiros së pestë të Grupit të 7-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Dardanët pësuan humbjen e pestë rresht, kësaj radhe në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Kosova vetëm një herë ka barazuar me rezultat 1:1 dhe pastaj malazezët vazhdimisht ishin në epërsi, duke e përmbyllur pjesën e parë në 6:11 në favor të Malit të Zi.
Një pjesë e parë e zbehtë dhe efikasiteti shumë i ultë në anën tonë.
Në pjesën dytë treguan lojë më të mirë dhe e ngushtuan rezultatin në 3 gola (19:22) në minutën e 54-të.
Mali i Zi ka shënuar fitore me meritë me rezultat 26:24 dhe renditen në vend të dytë me 6 pikë sa ka edhe Bosnja dhe Sllovenia kryeson me 8 sosh.
Kosova është në fund me 0 pikë.
Hendbollisti Branko Vujoviq me 6 gola është më efikasi të malazezët dhe Drenit Tahirukaj me 6, Kastriot Jupa 5 e Egzon Gjuka me 5 gola, më efikasit të Kosova.
Kosova – Mali i Zi 24:26
Kosova: Berisha, Jupa 5, Dedaj 2, Dre. Tahirukaj 6, Mushkolaj 2, Quni 2, Gegaj, Gjuka 5, Cacaj, Shabani, Ramosaj 1, Ramadani, Mulaj, Taci 1, Zogaj dhe Mehmeti.
Mali i Zi: N. Simiq, B. Vujoviq 7, M. Radoviq 4, Kallogjeroviq 3, Çavor 2, B. Simiq 1, F. Vujoviq, Bakiq 3, Dragasheviq, Lazoviq 2, Cepiq, Çorsoviq, Bozhoviq, Vujaçiq 1, L. Radoviq 3 dhe Matoviq.