Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të lidhet me një pronë, teksa i dyshuari është nipi i viktimës.
Sinjali mëson se i dyshuari jetonte në Angli dhe para pak ditësh ka ardhur në vendlindje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rrethanat edhe hetimet të cilat janë t’u u kry atje, çojnë në drejtim të veprës penale të vrasjes”, tha shkurtimisht Elezaj.