Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar sot tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”.
Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i cili ka kritikuar projektligjet e legjislaturës.
Sipas tij, çdo i dyti ligj ka mundësi që të atakohet në Gjykatë Kushtetuese.
“Qeveria dhe Kuvendi, në këtë rast po prodhojnë ligje më të këqija që ka pas historia e Kosovës ndonjëherë. Unë mendoj që çdo i dyti ligj ka mundësi që të atakohet në Gjykatë Kushtetuese, por besomëni që s’po kemi as kapacitete njerëzore si parti politike që si të vjen ligji në Kuvend të kalojë të Gjykatën Kushtetuese”.
“Sepse ligjet janë duke shkuar dobët, si duket në të kaluarën na paska ndihmuar shumë bashkësia ndërkombëtare dhe kapacitet që i kemi pas në proces ligjbërës ose edhe shumicën e rasteve i kem përkthyer, i kemi marrë të gatshme edhe tash kur kemi filluar vetë çdo iniciativë pothuajse për mendimin e tij ka dilema kushtetuese”.