Kurti takon Lajçakun dhe tregohet i prerë: Marrëveshja të zbatohet shpejt, pa vonesa dhe pa kushte

Kurti takon Lajçakun dhe tregohet i prerë: Marrëveshja të zbatohet shpejt, pa vonesa dhe pa kushte
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se me Lajçakun ka diskutuar hapat e radhës në takimin e ardhshëm në Bruksel më 2 Maj.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit duhet të zbatohen shpejtë dhe pa asnjë kusht.

“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit. Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti. 

Related Articles