Forca e Sigurisë së Kosovës, sot, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj ka përmbyllur garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2023”, me ç’rast më i miri është shpallur Armend Neziri.
Ndërsa, nënoficeri nga Kroacia OR4 Marijan Jelic është shpallur ushtari më i mirë ndërkombëtar, i përcjellë nga OR4 Marin Volarevic dhe OR4 Eugen Zoric gjithashtu nga Kroacia.
“Gara “Ushtari më i mirë 2023” është realizuar nga data 24-28.2023, me pjesëmarrjen e ekipeve partnere, FSK-së dhe vendeve të rajonit. Sot në ceremoninë përmbyllëse janë shpallur rezultatet e kësaj gare ku me këtë rast, OR3 Armend Neziri është shpallur ushtari më i mirë 2023 nga FSK-ja për vitin 2023 dhe pas tij u radhitën OR2 Sead Veseli dhe OR2 Arsim Jashari. Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral brigade Stephan Osborn, zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, Kolonel Skender Hoxha, oficer e nënoficerë të FSK-së, dhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe të regjionit.”, ka bërë të ditur FSK përmes Facbook-ut.