Teksa finalja po afron, banorët e Big Brother Vip 2, i kanë shprehur njëri-tjetrit për ëndrrat e tyre dhe se si mund t’i investojnë lekët, nëse do ishin fitues.
Luizi i ka treguar Kristit se ka pasur gjithmonë ëndër të ketë një kopsht fëmijësh.
“E kam ëndërr o Krist! Me hap një kopsht…Për Zotin gjithmonë e kam pas ëndërr. Me marrë 4-5 edukatoresh dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të gjitha, e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre.”, është shprehur këngëtari.