Protesta për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan-Bujanoc

Protesta për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan-Bujanoc

Banorët dhe bizneset kanë protestuar të shtunën për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan – Bujanoc, e cila po u krijon probleme në qarkullim dhe lidhje me qytetet e tjera.

Banorët janë mbledhur në numër të konsiderueshëm dhe kanë qëndruar në rrugën në të cilën po zhvillohen punime tash e një kohë të gjatë.

Organizimin e këtij tubimi publik e ka bërë qytetari Endrit Isufi, i cili për Gazetën Enigma, ka treguar arsyjet që e shtynë ta marrë këtë iniciativë.

Ai tha se ka afro dy muaj që kur kanë nisur punimet në këtë rrugë me fluks aq të madh të lëvizjeve.

“Rruga është katastrofale siç shihet edhe në foto. Kjo rrugë ka kolona të gjata dhe bëhen prishje të veturave. Rruga ka që dy muaj është në atë gjendje”, shtoi ai.

Në gjendje të rëndë janë edhe rrugët e tjera magjistrale që lidhin qytetin e Gjilanit me qendrat e tjera në Kosovë, sidomos në drejtim të Ferizajt, ku po ashtu ndërhyrjet vetëm sa e kanë përkeqësuar qarkullimin.

Image

Related Articles