Roma dhe Milani kanë barazuar në derbin e javës së 32-të në elitën e futbollit italian.
Derbi i vjetër i futbollit në Serie A është mbyllur baras 1:1 në mënyrë dramatike në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën italiane, në Romë.
Dy golat e kësaj sfide u realizuan tek në kohën shtesë. Abraham kaloi Romën në epërsi në minutën e tretë shtesë.
Kur të gjithë nisën festën e vendasve, në skenë doli Saelemaekers që barazoi shifrat në minutën e shtatë shtesë.
Nga minuta e parë në këtë përballje për Romën u aktivizua mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla.
Megjithatë, ky i fundit ishte i pafat pasi për shkak të një lëndimi u detyrua të largohet nga fusha vetëm pas 15 minutave.
Me këtë barazim, Roma dhe Milani kanë nga 57 pikë në pozitat 5 dhe 4.
Këtij barazimi i janë gëzuar më së shumti Lazio dhe Juventusi që me fitore eventuale mund t’i “blindojnë” pozitat 2 dhe 3 që dërgojnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.