Është arrestuar dje në Gjakovë një person, pasi dyshohet se ka dëmtuar orenditë e shtëpisë së gjyshes së tij, raporton Gazeta Enigma.
I dyshuari pas kontrolleve mjeksore është dërguar në repartin e psikiatrisë për hospitalizim.
“DHUNË NË FAMILJE, Gjakovë 29.04.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dëmtuar – demoluar orenditë e shtëpisë së gjyshes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari pas kontrolleve mjeksore është dërguar në repartin e psikiatrisë për hospitalizim.”