Grajçevci: Jam skeptik se do të ketë nënshkrim nesër në Bruksel

Grajçevci: Jam skeptik se do të ketë nënshkrim nesër në Bruksel

Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, ka thënë se është skeptik se do të arrihet ndonjë marrëveshje nesër në Bruksel, në takimin në mes Kosovës dhe Serbisë.

Grajçevci i ftuar në “InfoMagazine” në Klan Kosova, potencoi se ‘termin e zhdukjes me dhunë’ dhe ‘hapjen e arkivave serbe’, këto dyja sipas tij, Serbia nuk do i pranon në takimin e nesërm.

“Jam skeptik se nesër nuk do të ketë marrëveshje dhe nënshkrime, sepse Evropa dhe Bota nuk ka bërë trysni mbi Serbinë që të jetë më bashkëpunuese, më tolerante, më humane. Kjo është çështje humane, por nuk besoj që do të ketë nënshkrim atje”, u shpreh Grajçevci.

“Dy çështje të cilat Serbia me vështirësi ende nëse i pranon, nuk jam optimist që do i pranon, termi i zhdukjes me dhunë dhe hapja e arkivave serbë, këto dyja Serbia nuk do i pranon”.

Grajçevci tregoi se hapja e arkivave do të hapte mundësi të shihet se çka në të vërtet ka bërë Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi sipas tij, çdo gjë është evidentuar në arkivat e saj.

“Çdo gjë Serbia e ka kryer në mënyrë komanduese dhe administruese çdo gjë e ka të filmuar mirë dhe të evidentuar mirë”, potencoi ai.

Ai tha se qeveritë e mëparshme por edhe kjo që është tash nuk janë duke dhënë kontribut në çështjen e krimeve të luftës dhe personave të zhdukur.

“Asnjë qeveri, as kjo tash, as qeveria e Kurtit nuk është duke dhënë kontribut rreth kësaj çështje se çështja e krimeve të luftës dhe personave të zhdukur u deshtë të ishte e pajisur me institucione te veçanta, qoftë departament me krime të luftës, qoftë një institucion tjetër që t’i ketë hulumtuesit e vet, hulumtuesit e terrenit, të ketë institutin për krime të luftës, departamentin e mjekësisë ligjore”.

Related Articles