Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është martuar me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, në një ceremoni private në Katedralen Wesrminster, të shtunën, raporton Gazeta Enigma.
Në ceremoninë martesore kanë marrë pjesë shokë të ngushtë dhe familjar të çiftit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Nga Zyra e Johnson “Downing Street” nuk kanë pranuar të flasin për këtë zhvillim që është duke u raportuar në mediat britanike.
Sekretaresha në pension e Britanisë, Therese Coffey, ka shkruar në Twitter “Urime Boris dhe Carrie për martesën tuaj”.
Ministri i parë i Irlandës veriore, Arlene Foster, ua ka uruar po ashtu çiftit martesën në Twitter.
The Mail, të dielën ka shkruar se të ftuar në ceremoni ishin 30 persona, që është numri maksimal i personave që lejohen të marrin pjesë në një dasmë, kjo për shkak të parandalimin të përhapjes së COVID-19.
Çifti e kishin bërë të ditur fejesën e tyre në janar të vitit 2020 dhe në muajin shkurt të po atij viti kanë treguar se Carrie është shtatzënë. Djali i tyre, Wilfred, është lindur në prill të vitit të kaluar. /Gazeta Enigma/