Kurti pas takimit: Refuzuam draftin e Asociacionit, propozuam një draft-vizion

Kurti pas takimit: Refuzuam draftin e Asociacionit, propozuam një draft-vizion

Kryeministi i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që ka patur me presidentin serb Vuçiq.

Kurti tha se në fillimin kishte nota pozitive ku u nënshkrua marrë veshja për te pagjeturit.

“Ne ketë takim filluam me një note te larte pozitive, u dakorduam me tekstin e marrëveshjes për çështjen e të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për te pagjeturit, degjuam ekipin që prezantoi një draft statutin per Asociacionin”

“Një draft statut i tillë është fondamentalisht i papajtueshëm me kushtetutën, por përkundër kësaj ne jemi të angazhuar të gjejmë zgjidhje” tha Kurti pas takimit

Related Articles