Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale’’MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION’’
Arrestimi i tyre ka ndodhur gjatë orës 19:30 minuta të mbrëmjes së djeshme.
‘’Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.05.2023 – 19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar – një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Më tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.