Manchester United mposhtet nga Brightoni në sekondat e fundit të ndeshjes

Manchester United mposhtet nga Brightoni në sekondat e fundit të ndeshjes

Brighton & Hove Albion e ka mposhtur Manchester Unitedin në frymën e fundit (1-0) në Amex Stadium, në ndeshjen e mbetur nga java e 28-të në Ligën Premier.

Vendasit patën rastin e parë përmes Kaoru Mitoma, ndërsa mysafirët rrezikuan përmes Marcus Rashford. Një mundësi tjetër të mirë e pati edhe Anthony Martial, sidoqoftë gjysma e parë u mbyll pa gola.

As në fraksionin e dytë, skuadrat nuk ia dolën të realizonin përkundër rasteve të shumta, deri në minutat shtesë.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Një prekje të topit me dorë në zonë nga Luke Shaw, gjyqtari e ndëshkoi me penallti pas konsultimit të VAR-it.

Përgjegjësinë e mori Alexis Mac Allister, i cili e mposhti David de Gean për golin e fitores së ekipit nikoqir (90’+9).

Manchester Unitedi është i katërti në tabelën e Ligës Premier me 63 pikë, katër më shumë se Liverpooli që po konkurron për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Brightoni është në kërkim të një vendi që dërgon në garat evropiane dhe aktualisht është ngritur në vend të gjashtë me 55 pikë.

Related Articles