Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i ka publikuar mbrëmë regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të shtetit.
Pëmres një njoftimi drejtuar mediave, APK-ja ka bërë me dije se subjektet deklaruese kanë afat 30 ditë që të bëjnë kërkesë në Agjenci për plotësimet apo korrigjimet e nevojshme të deklarimit të dorëzuar brenda afatit ligjor, nëse kanë bërë lëshime apo gabime pa dashje.
“Pas përfundimit të periudhës së deklarimit të rregullt të pasurisë për vitin 2022 i realizuar përmes platformës elektronike gjatë muajt mars të vitit 2023, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese.
Subjektet deklaruese, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas publikimit të këtyre regjistrave, mund të bëjnë kërkesë në Agjenci për plotësimet apo korrigjimet e nevojshme të deklarimit të dorëzuar brenda afatit ligjor, nëse kanë bërë lëshime apo gabime pa dashje. Udhëzimet se si bëhet kërkesa do të ju dërgohen individualisht secilit subjekt të deklarimit të deklarimit të pasurisë”, thuhet në njoftim.
Kliko KËTU