Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Bujanoc, njofton Gazeta “Enigma”.
Përveç dëmeve materiale, deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Shkak për këtë aksident besohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë dhe lëvizja në të njëjtin shirit rrugor, meqenëse rruga është duke u rindërtuar tani e një kohë.
Policia gjendet në vendngjarje. /GAZETA ENIGMA/