Drita dhe Ballkani ndeshen me tërë “artilerinë” në sfidën vendimtare

Drita dhe Ballkani ndeshen me tërë “artilerinë” në sfidën vendimtare

Drita dhe Ballkani kanë publikuar formacionet zyrtare në prag të ndeshjes vendimtare në Superligën e Kosovës në futboll.

Stadiumi me bari sintetik në Gjilan është arenë e përballjes jetike për dy skuadrat që janë në garë për titull të kampionit.

Drita është lidere me 66 pikë, tri më pak ka Ballkani në pozitën e dytë tabelore.

Fitorja për gjilanasit do të ishte “punë e kryer” sa i përket titullit, ndërkaq për mysafirët një “rikthim” në garë.

Derbi fillon nga ora 15:00, teksa trajnerët Vavalis dhe Daja kanë vendosur për 11-shet startuese.

Formacionet zyrtare:

DRITA: Smakiqi, B. Krasniqi, Limani, Vitija, Blakçori, Broja, Namani, Jashari, Selmani, Baftiu, Ovouka.

BALLKANI: Frashëri, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica, Kuc,Zyba, Gripshi, Rrahmani, Berisha.

Related Articles