Progni i ndan rrugët me Llapin

Progni i ndan rrugët me Llapin

Në Podujevë zbarkoi me shumë bujë, por gjërat nuk shkuan sipas planeve.

Top transferi i Llapit, Gerhard Progni i ka ndarë rrugët me skuadrën nga Podujeva.

Lajmin për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar vetë futbollisti.

Ndonëse e konfirmoi largimin, ai nuk dha më shumë detaje.

Në anën tjetër redaksia e sportit në RTV Dukagjini ka kontaktuar edhe me trajnerin Tahir Batatina, por ai çuditërisht e mohoi largimin e Prognit.

“Jo nuk është largu”, tha ai shkurtimisht.

Progni ka qenë top golashënuesi i Superligës në sezonin e kaluar me Gjilanin, teksa nuk dihet ende se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Related Articles