Moti sot dhe ditëve në vazhdim! (27.11.2026.) e Premte

Moti sot dhe ditëve në vazhdim! (27.11.2026.) e Premte

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira e mundësi për intervale kohore me diell si dhe mundësi për reshje të lokalizuara shiu. Temperaturat gjatë ditës ende do të jenë relativisht të larta për shkak të erërave nga jugu.

Në mbrëmje gradualisht do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe do të rifillojnë reshje shiu. Gjatë natë reshjet do të përzihen me borë në viset kodrinore-malore.

Temperaturat pritet të luhaten nga 3 minimalja deri në 14 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe lokale shiu. Në mbrëmje në jug priten reshje intensive e stuhi me bubullima.

Reshjet e shiut do të fillojnë edhe në Maqedoninë Veriore e Luginë të Preshevës sidomos pasdite dhe në mbrëmje.

Të shtunën erërat e ftohta veriore do të fuqizohen e temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. Shiu do të fillojë të shndërrohet në shqote e borë në shumë pjesë të Republikës së Kosovës e deri në mbrëmje vonë edhe në zonat më të ulëta. Po ashtu do të fillojnë të krijohen shtresa bore në gati të gjitha viset sidomos pasdite e në mbrëmje vonë dhe gjatë natës. Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje e gjatë natës tjetër reshje bore do të fillojnë edhe në Maqedoninë Veriore e verilindje, lindje e juglindje të Shqipërisë. Bora do të arrijë edhe në shumë ultësira të këtyre viseve.

Të dielen na pret mot me dimër të vërtetë, me reshje bore e erëra të ftohta veriore e lindore. Gjatë ditës reshjet do të fillojnë të humbin intensitet e shtrirje e temperaturat do të jenë mjaft të ulëta.

E Hëna pa reshje por mjaft e ftohtë. Në shumë rajone pritet ditë e akullt që nënkupton që temperaturat nuk do të kalojë në “plus”./MeteoBallkan

Related Articles