“Minatori” dhe “Karagaqi” janë shndërruar në arenë betejë të vërtetë ndërmjet dy klubeve të basketbollit, Peja dhe Trepça, shkruan Gazeta “Enigma”.
Dy skuadrat elitare ndodhen në finalen e play-ofit të këtij edicioni në basketboll, derisa seria e ndeshjeve ka shkuar 1-1.
Krahas ndeshjeve në palestra dhe atmosferës fantastike të dy grupeve të tifozërive, një arenë tjetër e përplasjeve po ndodh në rrjetet sociale.
Dy klubet po bëjnë lojra fjalësh dhe fotografive në llogaritë e tyre.
Publikimi i “Zeqës” maskotës së KB Trepçës duke ngrënë pula me logo të KB Pejës, veçse nxehu edhe më shumë ndeshjet finale.
Ndërkohë që publikimi i fundit nga KB Peja ishte ‘Shqiponja’ duke ngrënë të gjelbërtën.
Ndiqeni videon e mëposhtme: /Gazeta Engima/