“Spidermanët” e Superligës

“Spidermanët” e Superligës

Enea Koliçi ka blinduar portën e tij këtë sezonë.

Gardiani’ i Gjilanit ka arritur ta ruaj për plot 15 ndeshje këtë edicion portën e paprekur dhe kur kësaj i shtojmë edhe tri ndeshje të Kupës, në total i bie 18, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në gjashtë xhirot e fundit kampionale, ai nuk ka pranuas as edhe një gol të vetëm, derisa paraqitje fantastike pati edhe në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri” (0-0).

Me paraqitje të mirë këtë javë u shqua edhe Kenan Haxhihamza i Dukagjinit, i cili ishte vendimtar me pritjet e tij në përballje me Malishevën, të fituar me rezultat minimal 1-0.

Portieri rahovecian ka ruajtur plot 10 herë këtë edicion portën e paprekur.

Edhe ‘gardiani’ i Ferizajt, Marko Jovanovski pati paraqitje të mirë në barazimin që skuadra e tij e arriti në “Zahir Pajaziti” të Podujevës ndaj Llapit (0-0).

Më poshtë ju lëmë me disa nga pritjet më të mira të kësaj jave në Superligë: /Gazeta Enigma/

Related Articles