Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
45 minutat e parë u mbyllën me rezultatin 1:0 në të mirë të spanjollëve.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga Vinicius Junior, në minutën e 36-të.
Braziliani e kaloi skuadrën e tij në epërsi me një gol mjaft të bukur nga distanca.
Deri para pranimit te golit, Man City e kontrolloi ndeshjen dhe regjistroi disa goditje drejt portës së Thibaut Courtois, por “Qytetarët” nuk ia dolën edhe të shënonin.