Portieri shumë premtues kosovar, Altin Gjokaj ka pësuar një lëndim shumë serioz gjatë ditës së sotme, derisa po luante me juniorët e Drenicës.
Përderisa po mbronte portën e skuadrës së juniorëve ai e pësoi një lëndim dhe mbeti pa vetëdije për 2-3 minuta, teksa u dërgua në spitalin e Mitrovicës.
‘GazetaBlic Sport’ raportoi më herët se gjendja e tij shëndetësore është tashmë e mirë dhe stabile, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Gjokaj nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.
Ja postimi i tij i plotë:
“Faleminderit zot!
Sot ne ndeshjen kampionale me kategorin e juniorëve mes KF Drenica dhe KF Trepca 89, gjatë një dueli në pjesën e dytë, pesova një lëndim ku isha pa vetedije për rreth 2 – 3 Minuta.
Pas intervenimit të mjekëve të të dyja klubeve, vetëdija ime u kthye dhe për shkaqe sigurie me autoambulanc u drejtova drejt Spitalit te qytetit Skenderaj e me pas për në Spitalin e qytetit të Mitrovices.
Pas punes profesionale shendeti im u rikthye ne normalitet por me disa dhimbje te kokes dhe qafes. Pas rekomandimeve nga stafi i doktorëve jam duke qendruar ne shtepin time me qafen te cilen e kam ne izolim dhe duke ju nenshtruar keshillave te tyre.
Faleminderit zotit, stafeve të të dyja klubeve dhe ne veqanti Stafit të QKMF Skenderaj dhe Spitalit në Mitrovicë, për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar në rastin tim”, ka shkruar Gjokaj.