Konflikti Izrael-Palestinë: Vritet komandanti i Xhihadit Islamik në Gaza

Konflikti Izrael-Palestinë: Vritet komandanti i Xhihadit Islamik në Gaza

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Gaza, të cilat kanë vrarë rreth 27 palestinezë, duke përfshirë të paktën pesë gra dhe pesë fëmijë, si dhe disa liderë të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, raporton Al Jazeera, transmeton Gazeta Enigma .

Forcat izraelite thanë se kishin shënjestruar një komandant të një njësie raketore në një sulm ajror në një ndërtesë në Khan Younis të Gazës, në orët e para të së enjtes.

Xhihadi Islamik Palestinez njoftoi vdekjen e Ali Ghalit, komandantit të njësisë së lëshimit të raketave të grupit, në një sulm para agimit të kryer nga forcat izraelite në jug të Rripit të Gazës.

Më shumë se 400 raketa janë lëshuar nga Gaza në drejtim të Izraelit, shumica e të cilave janë kapur nga mbrojtjet raketore izraelite.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar humbjen e jetës civile, duke përfshirë atë të fëmijëve dhe grave, të cilën ai e sheh si të papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë, transmeton zëdhënësi i tij në një deklaratë. /Gazeta Enigma

Related Articles