Rrahje masive: Lëndohen tre persona në Deçan

Rrahje masive: Lëndohen tre persona në Deçan

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë, raporton Gazeta Enigma.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në rrugën “Haki Povataj”, në Deçan, ku bëhet e ditur se njëri nga viktimat është dërguar në tretman mjekësorë, ndërsa dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje.

“Tre viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishin sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në tretman mjekësorë, ndërsa dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma

Related Articles