Roma ka shënuar fitore ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Ndeshja nisi me një rast të Bayer Leverkusen kur rrezuan në minutën e shtatë me Florian Wirtz, por pa sukses.
Roma tentoi dy herë në pjesën e parë me Roger Ibanez dhe Andrea Belotti, por nuk ishin të saktë.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që në minutën e 63-të që arritën të marrin epërsi me golin e Edoardo Bove.
Krejt në fund ka mundur të barazohen shifrat, kur Jeremie Frimpong ishte afër të shënonte.
Ndeshja kthyese e kësaj përballje zhvillohet pas një jave.