Juventusi ka barazuar me Sevillan me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Fillimi i ndeshjes mes këtyre dy skuadrave ishte i fortë dhe me raste.
Lucas Ocampos rrezikoi i pari në minutën e 17-të, por goditja e tij u prit nga portieri vendas.
Pas dy minutash Dusan Vlahovic kishte rast shumë të mirë, por me portën e zbrazët nuk ia doli të shënonte.
Në minutën e 26-të, Sevilla mori epërsinë, kur Ocampos asistoi te En Nesyri që shënoi për 1-0.
Sevilla ka mundur të shënojë edhe njëherë në minutën e 39-të me Ivan Rakitic, por kroati nuk shënoi.
Edhe pse u prit që Juventusi në pjesën e dytë të ishte më kërkues, nuk ia arriti të krijonte rast të mira për gol.
Në minutat e fundit, italianët kërkuan dy herë penallti, por gjyqtari nuk i akordoi.
Por në minutën e gjashtë të kohës shtesë, Zonja e Vjetër arriti të shënonte ku Paul Pogba asistoi te Federico Gatti që shënoi për 1-1.
Një barazim për Juventusin, që udhëton pas një jave në Sevilla.