Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk bën të kushtëzojë hapjen e urës së Ibrit, përderisa emisari Mirsolav Lajçak e kaloi sot të njëjtën.
Konjufca ka deklaruar se nëse çështje si kjo vendosen në dialog, “atëherë dëmtohen”.
“Mendoj që nëse e ka kaluar urën dhe nëse ura kalohet, atëherë faktikisht zoti Lajçak nuk bën ta kushtëzojë hapjen e saj. Mendoj se disa gjëra duhet t’i kemi të qarta sa i përket formës që ato e kanë. Jam i bindur që këto i takojnë të drejtave të njeriut. Nëse këto gjëra vendosen në tryezë të dialogut, ato dëmtohen. E drejta e njerëzve për të lëvizur të lirë nuk duhet të vendoset në dialog.” – tha ai.
Tutje, Konjufca ka thënë se ura ka qenë e hapur gjithmonë, dhe se e kalojnë edhe figura të tjera politike në Kosovë.
“Gjysmë e hapur ka qenë gjjithmonë. Përveç kur ka pasur tensione shumë të larta, që është bllokuar absolutisht. Kohëve të fundit për njerëzit ka qenë e hapur. Ajo çka ka të bëjë më tepër për të vendosur në konteksitn e plotë ka të bëjë me bllokadën që strukturat e Serbisë e vendosën por lëvizjen e veturave. Sepse urën si zoti Lajçaku e kalojnë edhe figurat tjera politike, ministrat, të gjitha. Çështja është të mos ketë pengesa të paligjshme nga sturkturat të cilat bëjnë shkelje të rëndë të drejtave më elemtntare njerëzore. Bllokimet me çimentë. Këto duhet të zgjidhen.” – u shpreh kryeparlamentari.
Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje më tutje deklaroi se është e padrejtë që të kushtëzohet hapja e një ure, dhe se kjo nuk është mirë të diskutohet me palën serbe.
“Nuk mendoj se forma më e mirë që të zgjidhet ajo është që të diskutohet kjo gjë me Aleksandar Vuçiqin. Me BE-në është mirë të bisedohet. Me BE-në nuk është problem të diskutohet. Kurrë nuk do të lodhemi të bisedojmë. E padrejtë është që Vuçiqi të bëhet hisedar në gjithçka që bëhet në Kosovë, në njëfarë mënyre që ai të kushtëzoj edhe hapjen e një ure. Nuk do të ishte mirë të diskutohej me Vuçiqin për këtë.” – tha Konjufca për RTV21.