Në kushte të mjerueshme dje është zhvilluar derbi më i zjarrtë në Kosovë mes Gjilanit dhe Dritës.
Rivalët lokal luajtën ndeshjen më të nxehtë në stadiumin me bari sintetik, stadium ky i cili nuk i ofron as kushtet minimale për këtë sfidë, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës nuk i ka lejuar tifozët të jenë në stadium për arsyeje sigurie dhe se janë lejuar vetëm zyrtarët e klubeve.
Në këtë stadium i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili e ndoqi nga afër ballafaqimin mes rivalëve.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan janë bërë 6 vite nga kur filluan punimet, por që nuk përfunduan deri më tani.
Kryetari i Komunës mbrëmë ka folur në emisionin ‘Sport Show’ në Klan Kosova.
Ai ka thënë se punimet do të fillojnë brenda pak mujave.
“Në këtë muaj besoj brenda 4-5 ditëve do të marrim projektin final dhe projektin kryesor për stadiumin e qytetit dhe tashmë i kam njoftuar klubet dhe tifozët për ata se çfarë na presin në lidhje me projektin e stadiumit. E kam thënë edhe publikisht që Ministria e Sportit tashmë është duke u marr me projektin e stadiumit, nuk kemi asnjë problem financiar. Brenda pak javëve mund të japim një përgjigje të saktë se kur do të fillojnë punimet”, tha Hyseni.
Kujtojmë që ndeshje e djeshme mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.
/Gazeta Enigma/