Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark është shprehur krenar me anëtarët e EULEX-it që e shpëtuan një serb nga Beogradi i cili dje paradite u gjet në Mitrovicën e Veriut pasi ishte aksidentuar me motoçikletë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në rrjetin sociale ‘Twitter’, Lars-Gunnar Wigemark është shprehur krenar për ndihmën që dhanë në shpëtimit e 32-vjeçar
“Krenar sesi anëtarët e #EULEX nga Njësia e Policisë nga Polonia ndërsa ishte në patrullë dje ndihmuan për ta shpëtuar një burrë që u zhduk disa ditë më parë pasi hyri në Kosovë me një motoçikletë. Shërim të shpejtë atij nga dëmtimet e rënda”, shkroi shefi i EULEX-it.
Ivan Millosheviq, një serb nga Beogradi që ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur dje i lënduar nga një aksident që kishte pasur me motoçikletë në Mitrovicën e Veriut.
Familja e serbit ka njoftuar se ai kishte qenë i zhdukur tash e disa ditë. Në një e-mail dërguar portalit serb në Kosovë, “Kosovo Online”, familja e tij ndër tjerash i ka falenderuar edhe shqiptarët që ndihmuan në gjetjen e tij.