Vodafone ka njoftuar një program masiv të humbjeve të vendeve të punës, që do të ndikojë në operacionet e saj në Mbretërinë e Bashkuar, në një përpjekje për të rikuperuar performancën e saj financiare.
Shefja e re ekzekutive e kompanisë, Margherita Della Valle, tha se firma e telekomit ishte bërë jokonkurruese dhe 11,000 njerwz do tw duhet tw largohen nga puna.
Della Valle u emërua përgjithmonë CEO muajin e kaluar, pasi paraardhësi i saj Nick Read u rrëzua në fund të vitit të kaluar, shkruan Skynews.
“Performanca jonë nuk ka qenë mjaft e mirë. Prioritetet e mia janë klientët, thjeshtësia dhe rritja. Ne do të thjeshtojmë organizatën tonë, duke shkurtuar kompleksitetin për të rifituar konkurrencën tonë”.
Vodafone raportoi një rënie prej 1.3% në të ardhurat vjetore në 16 miliardë dollarë.