Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, e cila kap vlerën e 560 mijë eurove.
Bulliqi tha se ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku sipas tij, brenda pak ditësh do të nisin punimet.
“Angazhim maksimal deri në realizimin e secilit projekt të premtuar para qytetarëve. Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin”, shkroi Bulliqi. / Gazeta Enigma.