Manchester City ka shënuar fitore ndaj Real Madridit me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1 dhe qytetarët kaluan në finale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.
Bernardo Silva shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Manuel Akanji dhe Julian Alvarez.
Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Silva me notën 8.7 që shkëlqeu në ndeshje.
Pothuajse të gjithë lojtarët e Man Cityt kishin paraqitje të mirë, ndërsa notën më të vogël te anglezët e kishte Erling Haaland me notën 6.0.
Lojtarët më të dobët në fushë ishin Edouardo Camavinga (5.6) dhe David Alaba (5.8).
Notat e lojtarëve të Man Cityt dhe Real Madridit