Carvajal: Ata ishin shumë më të mirë se ne, do rikthehemi shpejtë

Carvajal: Ata ishin shumë më të mirë se ne, do rikthehemi shpejtë

Skuadra e Manchester Cityt ka siguruar edhe zyrtarisht finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas fitores së sotme ndaj Real Madridit.

Manchester City i Pep Guardiolas ka fituar ndaj Real Madridit të Carlo Ancelottit në “Etihad” me rezutlatin e thellë 4:0.

Pas ndeshjes, Carvajal e pranoi se skuadra e Cityt ishte dukshëm më e mirë dhe e meritoi kalimin tutje.

“City ishte shumë më i mirë se ne, urime për ta. Do të rikthehemi më të fortë dhe do të punojmë që së shpejti të jemi në një tjetër finale”, tha Carvajal pas ndeshjes.

Kujtojmë se Manchester City dhe Interi do të takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Related Articles